Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi sot një video që tregon tanke dhe automjete ushtarake që largohen nga gadishulli ukrainas, Krime, i aneksuar nga Moska pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake atje.
Vendosja e trupave ruse në Krime gjatë krizës ka ngritur shqetësimet për një pushtim të mundësh nga Rusia të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrotjes tha sot në një deklaratë ‘se njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, të cilat kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në zonat e testimit të gadishullit të Krimesë, drejtohen me trena për në bazat e tyre të përhershme”.
Televizioni rus transmetoi pamjet e një treni që transportonte tanke duke kaluar natën në urën e ngushticës së Kerçit e ndërtuar nga Moska për të aneksuar Krimenë në territorin rus.