Dalin pamjet e stërvitjes së Policisë Ushtarake shqiptare, së shpejti pjesë e “Swift Response-22” në Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamjet e stërvitjes së forcave të Policisë Ushtarake të Shqipërisë, të cilët u përgatitën për të marrë pjesë në një stërvitje me vendet aleate që organizohet në Maqedoninë e Veriut.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Ministri Peleshi u shpreh se prej disa javësh, efektivët e Policisë Ushtarake zhvilluan stërvitjen para-dislokuese, për t’u bashkuar më pas me kolegët e vendeve aleate dhe partnere në stërvitjen “Swift Response-22”, e cila do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo stërvitje shumëkombëshe vjen në kuadër të “Defender Europe 2022″, dhe si çdo vit, efektivët e Policisë Ushtarake demonstrojnë ndërveprushmërinë me koleget e tyre”, ka thënë Peleshi.

Share This Article