Dalin pamjet nga takimi Biden-Putin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë dalur pamjet e para nga takimi i Joe Biden me Vladimir Putinin në Gjenevë të Zvicrës.

Biden është i shoqëruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit ndërsa Putin nga minitri i Jashtëm Lavrov.

Pritet që Bideni dhe Putini  të zhvillojnë diskutime që mund të zgjasin deri në pesë orë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për shumë tema, përfshirë stabilitetin e armëve bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sulmet kibernetike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron në Zvicër pasi fillimisht e vizitoi Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në punimet e samitit të Grupit G7, ndërsa më pas e vizitoi Brukselin për t’u takuar me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

https://www.televizioni.tv/embed/fdmwKQrKso62RJ9
Share This Article