Gjykata e Lartë e San Franciskos ka publikuar të premten pamjet ku shihet sesi u sulmua me çekiç ndaj Paul Pelosit, bashkëshorti i Nancy Pelosit tetorin e kaluar.
Ngjarja është filmuar nga kamerat trupore të efektivëve të policisë. Në video shihen oficerët që arrijnë në derën e përparme të rezidencës së Pelosit në San Francisko dhe trokasin në derë.
Pas hapjes së derës mund të shihet Paul Pelosi që përplaset fizikisht me një person me çekiç.
Policia i kërkon të dyshuarit të hedhë çekiçin, por ai arrin të godasë Pelosin në kokë. Më pas policia futet në banesë dhe e arreston.
David DePape hyri me dhunë në banesën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi në Kaliforni më 28 tetor dhe dhunoi bashkëshortin e saj, Paul. Autori më pas ka pohuar përballë autoriteteve se synimi i tij ishte të dëmtonte zyrtaren.
Aktualisht mbi 42-vjeçarin rëndojnë një sërë akuzash, që përfshijnë cenim i pronës private, tentativë për vrasje, tentativë për rrëmbim dhe plagosje të personit me paramendim.