Dalin pas shtatë orësh minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Minatorët e ndërrimit të dytë të Trepçës kanë dalë nga miniera, pasi kishin qëndruar të ngujuar përreth 7 orë.

Ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike, i cili kishte pamundësuar daljen e tyre nga miniera.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se në momentin kur kishte folur për media nuk kishte informata të plota për situatën.

“Për shkak të një defekti në energji elektrike ka mbetur i ngujuar ndërrimi i dytë. Nuk kam shumë informata, sepse ende nuk jam njoftuar nga askush. Edhe unë këtë e kam kuptuar nga lajmet,” kishte thënë ai.

Kujtojmë se edhe më 11 janar të këtij viti, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike brenda minierës, pesë pompistë kujdestarë kishin mbetur të ngujuar për rreth 8 deri në 9 orë

Share This Article