Hong Kongu? Nuk ka qenë asnjëherë e kolonizuar nga Britania e Madhe. Kjo është e vërteta “zyrtare” që dhjetëra milionë të rinj në ish-koloninë britanike do të duhet të mësojnë që sot e tutje.
Pekini ka nxjerrë tekstet e reja shkollore për Hong Kongun, që do të përdoren duke filluar nga viti i ri shkollor në shtator.
Pothuajse e gjithë periudha 99-vjeçare ku qyteti-shtet ka qenë pjesë e kurorës britanike, edhe pse praktikisht në formë huazimi, është censuruar në faqet e teksteve që i referohen studimit të një lënde të re të cilësuar si “Qytetari dhe zhvillim social”.
Periudha britanike nuk është e vetmja pjesë kritike e vëllimeve të përgatitura nga Pekini. Vala protestave antikineze të vitit 2019 cilësohen si antikombëtare dhe të drejtuara nga forca të huaja, ndërkohë që ligjet strikte të Pekinit justifikohen si përgjigje ndaj aktiviteteve terroriste që kane vënë në rrezik sovranitetin”.
Përvjetori i protestave të Hong Kongut, liritë dhe të drejtat e një populli nën sundimin kinez
Koncepti i sigurisë kombëtare duket prioritet në këto tekste, aq sa në një prej tyre është përmendur 400 herë në 121 faqe.
Ndërkohë që në Hong Kong nuk shuhen polemikat, në Pekin mediat zyrtare e celebrojnë ngjarjen duke thënë se “disa mësues nuk do t’ i përçojnë nxënësve me opinionet e tyre politike të gabuara dhe helmuese”.