Dalja nga marrëveshja e grurit/ Putin akuzon Perëndimin për arrogancë: S’përmbushën kërkesat tona

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vladimir Putin e ka konsideruar dështim të Perëndimit për të përmbushur kërkesat e Moskës për të zgjatur iniciativën e “Detit të Zi” të ndërmjetësuar nga OKB-ja. Ai e ka cilësuar sjelljen e Perëndimit një arrogancë dhe paturpësi.

Vetëm arrogancë dhe paturpësi e plotë. Premtime dhe muhabet boshe. Dhe ata vetëm e kompromentuan veten me këtë”, tha Putin gjatë një takimi të largët me anëtarët e qeverisë të transmetuar të mërkurën.

Autoriteti u minua, ndër të tjera, i udhëheqjes së sekretariatit të OKB-së, i cili në fakt vepronte si garantues i marrëveshjes së grurit. Perëndimi ka bërë gjithçka për të prishur marrëveshjen e grurit”, ka theksuar Putin.

Sipas Putinit, Moska do të shqyrtojë mundësinë e kthimit në marrëveshje nëse të gjitha parimet në të, pa përjashtim, merren parasysh dhe zbatohen.

Vazhdimi i marrëveshjes së grurit në formën në të cilën ekzistonte ka humbur çdo kuptim. Kjo është arsyeja pse ne kundërshtuam zgjatjen e mëtejshme të kësaj të ashtuquajture marrëveshje.

Duhen hequr të gjitha pengesat për bankat ruse, institucionet financiare që ndihmojnë furnizimin me ushqime dhe plehra. Kjo përfshin lidhjen e tyre të menjëhershme me sistemin ndërkombëtar të shlyerjeve bankare SUIFT.

Nuk kemi nevojë për premtime dhe ide në këtë drejtim. Ne kemi nevojë për plotësimin e këtyre kushteve”, shtoi ai.

Share This Article