Dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit në Vlorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i keq dhe reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar problemet e para. Autoriteti Portual i Vlorës njoftoi se për shkak të dallgëzimit në det, do të jetë i ndaluar lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit.

Ndërkohë për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime për kryerjen e lundrimit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 28 dhjetor.

Share This Article