Daniel Craig nderohet nga familja mbretërore me të njëjtin titull si James Bond

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Daniel Craig, i cili luajti James Bond, sot mori të njëjtin çmim si personazhi imagjinar “Agjenti 007”, nga Princesha Anne.

Aktori, i cili është një nga artistët e paktë që ka bashkëpunuar me Mbretëreshën Elizabeth në emër të një fushate, tani është vlerësuar me një çmim të rrallë nga Princesha Anne.

Aktori u emërua shoqërues i Urdhrit të Shën Michael dhe St George, i njëjti nder që mbante James Bond, rol të cilin portretizoi në pesë filma.

Në një fotografi të publikuar nga familja mbretërore, Daniel Craig përkulet para Princeshës Anne në ceremoninë e mbajtur në Kështjellën Windsor.

Çmimi iu dha si “mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinema dhe teatër”.

“Princesha i dhuron Daniel Craig-ut Urdhrin e Shën Mikaelit dhe Shën Gjergjit – i njëjti nder që mban personazhi i tij James Bond – në njohje të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në film dhe teatër“, thuhet në njoftim.

Share This Article