Daniel Nikolla fiton çmimin “Fytyra e së ardhmes në Marketing dhe Komunikim” në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëri e Bashkuar – Një 27 vjeçar shqiptar, është shpallur fitues i çmimit “Fytyra e së ardhmes në Shitje, Marketing dhe Komunikim” për vitin 2020, përballë katër finalistëve të tjerë, në një event të organizuar nga Dhoma e Tregëtisë së Birminghamit. Bëhet fjalë për Daniel Nikollën, drejtues i departamentit të marketingut në kompaninë britanike, “Hardy Signs“.

Juria e  vlerësoi veçanërisht të riun shqiptar, për prezantimin e një strategjie të re të marketingut, bazuar në transformimin digjital dhe krijimin e kontentit online. Ata u shprehën se Nikolla, ka patur një ndikim shumë të madh në rritjen e shitjeve për kompaninë.

Çmimet vjetore, të cilat organizohen nga Dhoma e Tregtisë së Birmingham-it në MB, përzgjedhin profesionistët e rinj dhe premtues të vitit, bazuar në arritjet e tyre profesionale. Daniel Nikolla njihet për publikun shqiptar, si djali që realizoi videon në bashkëpunim me UEFA-s për tifozët shqiptarë në “Euro 2016”.

Share This Article