ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur 2 minutes ago
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim 2 hours ago
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 3 hours ago
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar 3 hours ago
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Daniel Serwer: Jam septik se do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

albnews by albnews
1 June, 2021
in Kosova
0
Server: Maqedonia në 2024 përfundon anëtarësim në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka deklaruar në Prishtinë se rruga më e mirë në fund të dialogut do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia. Mirëpo, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, është pesimist se do të ketë njohje reciproke Kosovë-Serbi në një të ardhme të afërt.

“Sa i përket qëllimit përfundimtar ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, ka deklaruar sot Palmer, gjatë vizitës në Prishtinë.

RelatedPosts

Presidentja Vjosa Osmani dekreton 28 dhjetorin si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

Por, kjo nuk u dëgjua nga emisari i BE-së,  Miroslav Lajçak, i cili tha se qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve mes palëve.

“Ky vit ka potencial të jetë vit i mirë në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ka një rritje të interesimit për rajonin në mesin e udhëheqjes së BE-së dhe shteteve anëtare. Do të ketë samit të BE-së në tetor dhe këto platforma janë mundësi e mirë që të ecet përpara për Ballkanin, përfshirë Kosovën”, ka deklaruar Lajçak, i cili bashkë me Palmer qëndroi për vizitë dy ditore në Kosovë.

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer thotë për RTV Dukagjinin se pavarësisht që Administrata Biden e ka marrë më seriozisht punën e dialogut, nuk pret njohje në një të ardhme të afërt.

“Nuk mendoj se mund të arrihet shumë përtej një marrëveshjeje për t’u takuar në qershor, por do të befasohesha nëse mund të ndodhë ndonjë zhvillim tjetër nga këto takime. Unë mendoj se Administrata e Biden është shumë më e përkushtuar në njohje e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës brenda kufijve të saj aktual, por dyshoj se kjo do të ndodhë së shpejti. Më së miri të pyesni Lajçak dhe Palmer. Disa marrëveshje të reja për gjëra të tilla si njerëz të zhdukur dhe financa janë të mundshme, por unë dyshoj se do të ketë një marrëveshje për njohjen”, tha ai.

Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, pritet të mbahet gjatë qershorit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

20 November, 2025
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

20 November, 2025
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

20 November, 2025
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result