Danimarka do të dërgojë ventilatorë polmonarë në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Danimarka do të dërgojë ventilatorët e mushkërive si dhe një spital fushor në Itali, njoftoi në Twitter presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen gjithashtu shpjegoi se 150 ventilatorë blerë nga buxheti i BE-së janë në prodhim dhe do të shpërndahen menjëherë në vendet që kanë nevojë më shumë”.

“Koronavirusi ka prekur të gjitha vendet europiane dhe ka bërë presion mbi të gjitha sistemet tona shëndetësore. Por disa vende, veçanërisht Italia dhe Spanja, janë goditur më herët dhe më fort se të tjerët”, theksoi presidentja.

“Mbështetja e BE-së dhe vendeve të tjera europiane është thelbësore për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë pandeminë. Solidariteti ynë europian mund të shpëtojë jetë. Ajo që spitalet në këto vende kanë më shumë nevojë janë ventilatorët e mushkërive”, u shpreh Ursula von der Leyen.

Share This Article