Danimarka do të marrë burgje me qira në Kosovë, ministri danez jep detaje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova dhe Danimarka së shpejti mund të arrijnë një marrëveshje ku kjo e fundit merr me qira 300 qeli burgu në Kosovë. Për këtë çështje është raportuar në mediat ndërkombëtare prestigjioze si The Guardian, por nga Ministria e Drejtësisë ende nuk kanë folur, edhe pse marrëveshja ende nuk është nënshkruar.

Kapaciteti i burgjeve në Danimarë duhet të rritet në mënyrë që t’u bëhet vendi rreth 1 mijë të burgosurve, thotë ministri danez i Drejtësisë, Nick Hækkerup.

E Kosova mund t’i ndihmojë Danimarkës duke i dhënë me qira 300 qeli burgu, raporton berlingske.dk, shkruan Express.

Kështu deklaroi ministri danez ku ndër të tjera tha se të burgosurit vijnë nga shtetet e botës së tretë.

“Ne pajtohemi se duhet marrë me qira burgje në Kosovë për të deportuar të borgosurit që vijnë nga shtetet e botës së tretë”, ka theksuar ministri Hækkerup.

Ministri gjithashtu bëri me dije se marrëveshja finale ende nuk është e nënshkruar, por të dyja palët mendojnë se ka kuptim.

“Por kam shumë besim (në nënshkrimin e marrëveshjes), sepse të dyja palët (Kosova dhe Danimarka) mendojnë se ka kuptim”, tha ministri.

Tutje, ministri danez garantoi vizitat për të dënuarit e deportuar, megjithëse tha se do të jetë e vështirë.

“Të dënuarit e deportuar në Kosovë kanë ende mundësi për vizita, edhe pse sigurisht që do të jetë e vështirë”, thotë ai./

Share This Article