Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer, ka thënë se arresti kardiak që i ndodhi Christian Eriksenit në ndeshjen e tyre hapëse në Euro 2020 ka bërë që ekipi të bashkohet dhe i ka frymëzuar ata ta arrijnë gjysmëfinalen.
Danezët pësuan disfatë 1:0 kundër Finlandës në atë ndeshje, e cila u ndërpre për kohë të gjatë, dhe pësoi humbje 2:1 ndaj Belgjikës në ndeshjen pasuese.
Megjithatë, Danimarka e mundi Rusinë për ta siguruar një vendin në mesin e 16 më të mirëve, ku e shkatërroi 4:0 Uellsin.
Duke folur pas fitores 2:1 kundër Republikës së Çekisë në çerekfinale, Kjaer shpjegoi se danezët nuk janë të kënaqur thjesht me arritjen në gjysmëfinale.
I pyetur për ndikimin e incidentit të Eriksenit në skuadër, ai tha: “I bëri diçka grupit. Ne lulëzuam dhe jemi të sigurt së bashku. Ne e dimë se mund t’i besojmë njerëzve përreth nesh. Ne e dimë se, nëse ndonjëri prej nesh është në telashe, atëherë e kemi dike tjetër që na del në ndihmë”.
“Na jep neve siguri dhe natyrisht e bën Eriksenin të ndihet mirë. Ne mund të bëjmë presion sepse e dimë se lojtari pranë ndesh ndodhet aty për të na mbështetur”, shtoi ai.
Kjaer thotë se synimi i Danimarkës është finalja, por për ta arritur këtë i duhet ta tejkalojë Anglinë në gjysmëfinale.
“Ne e synonim Wembley dhe do të shkojmë atje. Do të gjenjeja po të thosha se jemi të kënaqur me gjysmëfinale”, theksoi ai.