Danimarka miraton ligjin për zhvendosjen e emigrantëve jashtë Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ligjvënësit danezë kanë miratuar të enjten ligjin që ia mundëson vendit zhvendosjen e azilkërkuesve jashtë Evropës deri në adresimin e kërkesave të azilit.

Veprimi ka gjeneruar zemërimin e menjëhershëm të mbrojtësve të të drejtave të njeriut, të Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Evropian.

Politikanët në shtetin e pasur skandinav, i cili ka fituar nam të keq shkaku i politikave të ashpra të emigracionit gjatë dekadës së fundit, e miratuan ligjin me 70 vota për dhe 24 kundër.

Me këtë do të ndërlikohen përpjekjet e Bashkimit Evropian për rregullimin e rregullave të fragmentuara të emigrimit dhe azilit në Evropë, temë kjo që përherë ka shkaktuar çarje përbrenda bllokut.

Komisioni Evropian ka vënë menjëherë në pikëpyetje përputhshmërinë e ligjit me obligimet ndërkombëtare të Danimarkës.

Me ligjin e porsamiratuar, Qeveria autorizohet që t’i transferojë azilkërkuesit në një shtet të tretë, siç pretendohet, “me qëllim të vlerësimit të kërkesave për azil dhe për çdo mbrojtje pasuese në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Danimarkës”.

Share This Article