Shërbimi sekret i Danimarkës i ndihmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të spiunonte politikanët evropianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel nga vitet 2012 në 2014, raportojnë mediat daneze.
Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes bashkëpunoi me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për të mbledhur informacion, sipas një raporti nga transmetuesi danez Danmarks Radio.
Inteligjenca daneze mblodhi të dhëna mbi zyrtarë të tjerë nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia, sipas raportit.
Akuza të ngjashme dolën në vitin 2013.
Pastaj, sekretet e zbuluara nga sinjalizuesi amerikan Edward Snowden pretenduan se ata kishin përgjuar telefonin e kancelares gjermane.
Kur u bënë ato akuza, Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi plotësisht, por ka thënë se telefoni i Merkel nuk ishte duke u përgjuar në atë kohë dhe nuk do të ishte në të ardhmen.
Gjermania është një aleate e ngushtë e SHBA-së.