Danimarka porosit vaksina anti-COVID katër herë më shumë sesa numri i popullsisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas Agjencisë së Barnave të Danimarkës, vendi ka porositur 41,6 milionë doza vaksine kundër COVID-19, të mjaftueshme për 24,8 milionë njerëz, pavarësisht popullsisë prej 5,8 milionë banorësh

Danimarka ka porositur vaksina kundër koronavirusit (COVID-19) në sasi të mjaftueshme për 24,8 milionë njerëz, pavarësisht popullsisë së saj prej 5,8 milionë banorësh.

Sipas shifrave në faqen e internetit të Agjencisë së Barnave të Danimarkës, vendi ka porositur 41,6 milionë doza vaksine kundër COVID-19.

Danimarka, e cila siguron vaksinat përmes Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), do të marrë vaksina nga firmat AstraZeneca, Sanofi-GSK, Johnson&Johnson, BioNTech/Pfizer, CureVac dhe Moderna.

Siç raportohet, Danimarka nëpërmjet marrëveshjes posedon edhe mundësinë për të siguruar doza vaksine shtesë për tre milionë njerëz. Nëse përdoret ky opsion, vendi do të ketë blerë vaksina të mjaftueshme për 27,8 milionë njerëz.

Share This Article