Grupi i tifozëve “Dardanët” kanë bërë të ditur se janë organizuar për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës në basketboll të enjten, kur zhvillohet ndeshja parakualifikuese për Botëror 2023 kundër Islandës.
Kosovën e pret përballja me Islandën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë me 20 shkurt në orën 19:00, para ndeshjes të 23 shkurtit si mysafire kundër Luksemburgut.
Të këto dy ndeshjet të muajit mars janë të vlefshme për Grupin B të fazës parakualifikuese për Botërorin 2023, ku garon edhe Kombëtarja e Sllovakisë.
Për ta përcjellë përballjen mes Kosovës dhe Islandës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të gjithë tifozët e interesuar mund të blejnë bileta qysh sot, në çmim prej 2 eurosh.
Tifozë të dashur, nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova jonë përballët me Islandën në kuadër të para-kualifikimeve për botërorin 2023. Ndërsa, të pranishëm do të jenë edhe grupi i tifozëve Dardanët.
“Dardanët do jenë në përkrahje të lojtarëve tanë deri në sekondën e fundit, për fitoren e parë në grup. Fillojmë të grumbullohemi nga ora 17:00 në FanClub “Dardanët” për të vazhduar pastaj bashkërisht për në ndeshje”, shkruhet në njoftimin e Dardanëve
“Dardanët posedojnë një numër të limituar biletash, që do shpërndahen në FanClub para nisjes, së bashku me nga një shallë me simbole të Kosovës ose Dardanëve”.
“Nesër të gjitha rrugët na dërgojnë në palestër. Nesër vetëm për fitore. Për informata më të hollësishme rreth organizimit të tifozëve, kontaktoni personat përgjegjës në qytetet e juaja”.