Darka me Samir Manen në Dubai fut në telashe qeverinë/ Rama: Pagoi biznesmeni arab

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamjet e djeshme të qeveritarëve shqiptarë në Dubai kanë bërë xhiron e rrjetit. Sot nuk kanë munguar as reagimet nga ana e qeverisë, rrjetit dhe e opozitës. Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar vetë dy herë se darka ishte paguar nga sheiku Alabbar

Ditën e djeshme u publikua një video të qeveritarëve shqiptarë duke konsumuar një video në një prej restorantëve më luksozë në botë, atë të “Nusr-et”. Në pamjet e siguruara brenda restorantit, dallohet qartë ministri i Rindërtimit,  Arben Ahmetaj, Arbjan Maznikun, Belinda Ballukun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, në restorantin e njohur në të gjithë botën “Nusret”.

Burime nga qeveria bëjnë me dije se anëtarët e qeverisë Rama u nisën drejt Dubait për takime me zyrtarë të vendit, mes tyre edhe me pronarin e EMAAR, biznesmenin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”. Ndërkohë që sot nuk kanë munguar as reagimet nga ana e qeverisë, rrjetit dhe e opozitës. Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar vetë dy herë se darka ishte paguar nga sheiku Alabbar, dhe se e gjitha ishte një mbrëmje punë, ndërsa opozita theksoi paradakosin e Shqipërisë nën ‘pushtetin’ e ujit dhe qeveritarëve që konsumojnë ushqim me fleta ari. 

Ndërkohë as rrjeti nuk i ka kthyer duke i kthyer në “meme”, ku viktima e prefereuar është ministri Ahmetaj. Megjithatë pritet që si Ahmetaj, ashtu edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të dalin në një konferencë për shtyp të hënën për të sqaruar gjithçka. 

Share This Article