Darkë dhe muzikë, Grenell krah Vuçiqit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka publikuar një video ku shfaqet krah presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Pas vizitës në Prishtinë, një delegacion amerikan vizitoi Beogradin për të nënshkruar disa pakte që rrjedhin nga marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Anëtarët e delegacionit amerikan dhe serb në videon e publikuar nga Grenell shfaqen duke darkuar nën tingujt e muzikës mbi një anije në Danub.

Në sfond dëgjohet kënga “Sweet Home Alabama”, ndërsa të dy delegacionet duken të gëzuar.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd duke kënduar Alabama dhe West Virginia në një natë të mrekullueshme”, ka shkruar Grenell.

Share This Article