DASH i kërkon Kosovës të themelojë asociacionin: Situata mund të përshkallëzohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konferencë për media deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të nisin të zbatojnë sa më shpejtë marrëveshjen e nënshkruara mes tyre në kuadër të dialogut, duke përfshirë këtu dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë detyrimet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Price.

Më tej, ai komentoi dhe largimin e serbëve nga institucionet, duke shtuar se kjo nuk është zgjidhja dhe ftoi palët që të ulen në bisedime për të ulur tensionet.

“Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për eskalim të mëtejshëm të tensioneve në terren. Të gjitha palët duhet të bëjnë hapa për të zvogëluar tensionet dhe të sigurojnë paqe dhe stabilitet”, tha ai.

Share This Article