ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Në foto: Pjesëmarrjet fituese për Çmimin Fotograf i Vitit 2025 për Natyrën e Egër 3 minutes ago
Emigrantët do të kenë nevojë për anglisht të nivelit A për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar 10 minutes ago
Radoiçiq kërcënon qytetarët, ende i lirë në Serbi 14 minutes ago
A ndikon ngjyra e syve tek depresioni? Ja çfarë zbulon studimi i fundit 4 hours ago
Kryebashkiaku: Qytetarët duhet të përdorin telefonin më pak se 2 orë  4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

DASH: Shitje e mundshme e raketave Javelin për Kosovën, vlera 75 milionë dollarë

albnews by albnews
12 January, 2024
in Kosova
0
DASH: Shitje e mundshme e raketave Javelin për Kosovën, vlera 75 milionë dollarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se Kosova ka kërkuar blerjen e 24 sistemeve dhe 246 raketave Javelin FGM-148F.

Në këtë shitje do të përfshihen gjithashtu edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre dhe vlera e përgjithshme llogaritet të jetë 75 milionë dollarë.

RelatedPosts

Radoiçiq kërcënon qytetarët, ende i lirë në Serbi

Kosovë, Policia mbledh informacione për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicë të Jugut

BE përgëzon zgjedhjet paqësore në Kosovë, kërkon tranzicion të rregullt të pushtetit

“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Tani kërkesa i shkon Kongresit amerikan që shqyrton shitjen e armëve për vendet e huaja.

“Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial duke përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes kombëtare”, thuhet në njoftimin e agjencisë së Departamentit të Shtetit për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas njoftimit, shitja e propozuar e sistemeve Javelin nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se kjo shitje “do të përmirësojë sigurinë e Kosovës dhe do të zhvillojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe në bashkëpunim me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin bazë ushtarak në rajon dhe pa pasoja në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së”.

Forca e Sigurisë së Kosovës, konfirmoi të enjten në mbrëmje se qeveria e Kosovës ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerje ushtarake përmes programit FMS (Shitjet e Huaja Ushtarake)

Ne kuadër të këtij programi, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës, Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, “parashihen blerjet ushtarake duke përfshirë sistemin raketor antitank “Javelin” por dhe sisteme tjera te armatimit.

Për sistemin Javelin është dërguar kërkesa dhe për këtë blerje ministri (Ejup) Maqedonci ka diskutuar me Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara gjate vizitës së tij zyrtare. Sipas informacioneve publike që kemi marrë, kjo lëndë tashmë është përcjellë për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, tha këshilltarja Gashi.

Më herët gjatë ditës ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill njoftoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se Shtetet e Bashkuara kishin pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketahedhës antitank Javelin. Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës, Kongresit Amerikan, nga ku fillon procedura zyrtare.

Në një njoftim, presidenca serbe tha se presidenti Vuçiç shprehu “zhgënjimin e thellë” ndaj kësaj shitjeje të pritshme, por theksoi se se do të punojë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.

“Për ne është me rëndësi që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për qëndrueshmërinë në Ballkan”, citohet të ketë thënë presidenti serb.

Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë. Sistemet Javelin për Kosovën do të sigurohen përmes kompanive Lockheed Martin në Orlando të Floridës dhe Raytheon Missiles dhe Defense në Tukson të Arizonës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Në foto: Pjesëmarrjet fituese për Çmimin Fotograf i Vitit 2025 për Natyrën e Egër

Në foto: Pjesëmarrjet fituese për Çmimin Fotograf i Vitit 2025 për Natyrën e Egër

15 October, 2025
Emigrantët do të kenë nevojë për anglisht të nivelit A për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar

Emigrantët do të kenë nevojë për anglisht të nivelit A për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar

15 October, 2025
Radoiçiq kërcënon qytetarët, ende i lirë në Serbi

Radoiçiq kërcënon qytetarët, ende i lirë në Serbi

15 October, 2025
A ndikon ngjyra e syve tek depresioni? Ja çfarë zbulon studimi i fundit

A ndikon ngjyra e syve tek depresioni? Ja çfarë zbulon studimi i fundit

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result