Mjeku Erion Dasho, ka thënë se nuk është dakord se si po zhvillohet procesi i vaksinimit në vendin tonë. I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ka thënë se qeveria e vendin tonë duhet të kishte marrë shembullin e qeverisë serbe dhe të niste furnizimin e vaksinave më parë.
Më tej ai ka thënë se vaksina kineze, nuk duhet të sigurohet në mënyrë të ndërmjetme sepse nuk mund të sigurohet siguria e vaksinës. Ai ka thënë se sigurinë e vaksinës mund ta garantojnë vetëm eskpertët dhe jo politikanët.
“Unë dhe gjthë kolgetë e mi, mbështesim fushatën e vaksinimit, sepse do të luajë peshën kryesore në parandalimin e mëtejshëm të Covid-19, dhe do të sjellë në eliminimin e Covid-19. Unë nuk mund të jem dakord se si është organizuar fushata në Shqipëri, ka një sërë gabimesh shumë të rënda. Janë në sërë mesazhesh kontradiktore.
Qeveria të merrte shembullin e qeverisë serbe, nuk po themi që të shkonte me lartë. Serbia arriti të garantonte një furnizim të qëndrueshëm me vaksina dhe të përgatiste mjedisin e nevojshëm që fushata të kryehej me sukses. Në dhjetor ishte e pamundur të siguronin me çmime të lira, vaksina të sigurta. Unë do të stopoj pak sepse unë nuk jam personi i diuhur për të pyetur, ka epideomolog që merret me këtë çëshjtje. Në Brazil 50%, në Turqi 65% në Indonezi 80% , kë shifër duhet të besojnë.
Vaksina kineze nuk po blihet me firmën, po me ndërmjetës. Vaksina nuk mund të blihet në mënyrë të ndërmjetshme sepse nuk garantohet siguria e vaksinës. Vaksinën as nuk ka certefikuar në FDA dhe EMA. Në këtë kushte nevojitet një komunikim në nivel socialistësh dhe jo në nivel politikanësh. Sigurinë e vaksinës e garantojnë ekspertët dhe jo politikanët.
Dasho ka thënë ndër të tjera se qeveria e vendit tonë nuk ka marrë masat e duhura për parandalimin e Covid-19, pasi sipas tij kafet dhe restorantet janë vatra të Covid-19.
“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë deri tani, ndalimi qarkullimi pas orës 20:00, nuk është një masë e pakuptimtë. Ne nuk kemi asnjë masë në Shqipëri, kemi klubet dhe restorantet hapur, që janë vatra të Covid-19. Vetëm një Komitet dhe një qeveri e papërgjegjshme mund të identifikojë vatrën dhe mos të marrë masa. “