Dashuria nuk njeh moshë për Berlusconin, martohet me deputeten 53 vite më të re

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dashuria nuk njeh moshë, dhe ky koncept shndërrohet në një rregull jete për ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi.

Politikani dhe sipërmarrësi tashmë 85-vjeçar zhvilloi sot një ceremoni martesore me shumë pak të ftuar dhe pa praninë e mediave, për të kurorëzuar deputeten italiane Marta Fascina, 53 vite më e re se veten.

Fotografitë janë të pakta për momentin dhe më shumë janë vjedhur nga pak të pranishmit e ftuar, ndër to miq prej vitesh si kritiku i artit Vittorio Sgarbi, si dhe këngëtari Gigi D’Alessio, por tregojnë një Berlusconi të lumtur krahas dashurisë së re, në ceremoninë e zhvilluar në një vilë në qytezën e Lesmos, në veri të Milanos. 

Në pamjet e shpërndara, gjithsesi, mungonin disa nga fëmijët e tij, nga dy martesat e mëparshme, që sipas mediave nuk kanë pranuar martesën, me shumë se lidhjen e re të babait.

Për këtë arsye, në fakt, ceremonia ka një karakter simbolik, dhe nuk është pasuar me një akt zyrtar martese. Gjithmonë sipas burimeve, trashëgimtarët e Berlusconit nuk kanë pranuar që Fascina të martohej ligjërisht, nga momenti që ajo do të përfitonte nga pasuria e ish-kryeministrit, që shkon deri në 6 miliardë euro. 

Nuk është hera e parë që Berlusconi, pas ndarjes nga gruaja zyrtare Marina Berlusconi, fillon një romancë me një person më të re në moshë.

Në 2020 Fascina “zëvendësoi” 34-vjeçaren Francesca Pascale, ndërkohë që politikani që ka drejtuar Italinë për 9 vjet, duke thyer një rekord në atë vend, ka thyer edhe rekordin e skandaleve me sfond seksual.

Akuzat që festat e tij private, në vilat në pronësi kudo në Itali, shndërroheshin në orgji për veten dhe miqtë e tij ku nuk mungonin prostituta edhe në moshë të mitur, i kanë kushtuar politikanit të njohur vite procesesh gjyqësore, nga të cilët ka dalë fitues. Berlusconi kandidoi në fillim të vitit për presidencën, por u tërhoq për shkak te gjendjes shëndetësore.

Share This Article