Dasma e vitit, Lopez me 3 fustane nga 1 mln dollarë, Affleck mban fjalimin prekës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamje ende sot nuk ka, por Jennifer Lopez është shprehur se do të jetë vetë ajo që do të publikojë foto e video nga dasma e shumëpritur me aktorin Ben Affleck zbulohen çdo ditë detaje nga ceremonia, e mbajtur fundjavën e shkuar në vilën e çiftit në Xhorxhia, si fustanet që 53-vjeçarja veshi në ceremoni e festës: tre të tilla, me vlerë 1 mln dollarë secila.

Betimet u bënë në prani të vetëm 135 personave, familjarë e miq të ngushtë e sigurisht 5 fëmijët e tyre. Festa me pas ishte më e madhe. Ndoshta hermetike nga çdo anë. Ajo që tabloidët kanë arritur të zbulojnë është një pjesë nga fjalimi e aktorit 50-vjeçar, dedikuar bashkëshortes së tij, fjalim që duket se ka emocionuar të ftuarit.

Affleck është shprehur se ka një arsye që si dhe Jennifer nuk u martuan në 2002. Sepse kështu sipas tij, ata nuk do të kishin fëmijët në jetën e tyre. Fëmijët, siç tha aktori, janë prova e gjalle edhe për ta, se gjithçka ndodh për një arsye.

Me fjalë shumë të thjeshta, Affleck nuk ngurroi, sipas burimeve nga brenda ceremonisë, t’i shprehë aktores dashurinë e përjetshme sepse ajo ishte shpirti i tij binjak. Sa i përket organizimit të dasmës, të ftuarit e kanë përshkruar thjesht si spektakolare.

Share This Article