Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se forca politike që ajo drejton do të pranojë çdo datë që do të caktojë Presidenti Meta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Deklarata u bën fill pas takimit që Kryemadhi bëri me Presidentin, në vazhdën e konsultave që Meta zhvilloi sot me partitë politike në vend.
Deklarata e Kryemadhit:
Ia bëmë të qartë Presidentit që LSI do zbatojë cdo vendim e dekret të presidentit që është kushtetues e do marrë pjesë në cdo proces zgjedhor ku i cili do i garantojë shqiptarëve qeverisjen e ardhshme evropiane për të cilën kanë aspiruar prej kohësh. Ska gjë më të rëndësishme sa ti japësh shqiptareve një datë që po e presin prej kohësh. Zgjedhjet duheshin bërë 2 vjet më parë, por cdo detaj i vogël që mund të thotë ç’bëri e sotmja e ç’bëri e nesërmja është të tallesh me cështjet e shqiptarëve
Sa më shumë të zgjasë këshilli politik, diskutimet për kodin zgjedhor, teknikalitetet e aq më jetëgjatë do të jenë politikanët në televizionet dhe asnjë nuk do ta flasë për punësim, sa më shpejt zgjedhjet, aq më mirë për të gjithë.
Na duhet përmbysje e një sistemi të kalbur dhe një system i ri, garancia më e madh është fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar, nuk ka garanci më të madhe se përkrahja e qytetarëve. E vetmja garanci është zemra e çdo politikani e deputeti për tu përballur me krimin.

