Daut Haradinaj: S’kemi asnjë problem në bashkëqeverisje, vetëm e duam SHBA-në në tryezën e dialogut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë telashe në mes të partnerëve të koalicionit sa i përket bashkëqeverisjes, por vetëm ka thënë se kërkesa e hapur e AAK-së është që në dialog të përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E kemi një shqetësim sepse dialogu s’ka prodhuar asgjë të mirë tash e 15 vjet pa prezencën e SHBA’së. Nuk guxon që të rrëshqitet në dialog teknik. Një marrëveshje pa prezencën e SHBA’së është e pa zbatueshme. Asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje nuk e kemi, por është kërkesë që SHBA’ja të jetë në tryezën e dialogut”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se BE-ja është aleat i Kosovës por besimi i Kosovës është tek SHBA-të.

“BE-në e kemi aleat por besimin e kemi në SHBA”, ka shtuar Haradinaj.

Në fund ai ka kërkuar nga Hoti që edhe të trajtojë seriozisht partnerët e koalicionit, duke ia përmendur faktin që Selim Selimin nuk e kishte marrë brenda në takimin me Vuçiqin.

Share This Article