David Beckham së fundmi zbuloi se ka një zakon që i bezdis anëtarët e familjes së tij.
Gjegjësisht, 49-vjeçari zbuloi se ka çrregullim obsesiv-kompulsiv në një panel diskutimi të mbajtur me rastin e promovimit të markës së tij të re të suplementeve në hotelin Faena Miami Beach.
“Jam shumë i organizuar deri në atë pikë sa është goxha e lodhshme çdo ditë, sepse jam shumë i organizuar. Kjo ndonjëherë mërzit gruan time, ndonjëherë mërzit fëmijët e mi”, tha ai.
Ai pohon se shpeshherë i thotë familjes se “pa të asgjë nuk do të ishte e rregullt dhe e organizuar dhe se pa të do të harronin gjërat”.
Më pas ai e bëri publikun të qeshë kur tregoi një shembull të çrregullimit të tij në skenë.
Në një moment, ai riorganizoi disa nga shishet e suplementeve që ishin grumbulluar si një piramidë.
“Kjo ishte pak e vështirë”, tha ai ndërsa rregullonte shishet, duke tërhequr të qeshura nga publiku.
Rastësisht, Beckham ka folur më parë hapur për problemet e tij të shëndetit mendor në dokumentarin e Netflix “Beckham”, i cili u publikua në vitin 2023.
“Unë kam këtë çrregullim obsesiv-kompulsiv ku duhet të kem gjithçka në vijë të drejtë ose gjithçka duhet të jetë në çifte. Do të vendos kanaçe me lëng në frigorifer dhe nëse është shumë, do ta vendos në një dollap tjetër diku. Çdo gjë duhet të jetë perfektë”, shpjegoi ai në atë kohë. /Telegrafi/