David Cameron: Është e qartë se Izraeli ka marrë një vendim për t’u hakmarrë ndaj Iranit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron tha se ishte e qartë se Izraeli kishte marrë një vendim për t’iu përgjigjur sulmit iranian me dronë dhe raketa balistike.

Por, siç tha ai, shpreson që kjo të bëhet në mënyrë që të minimizohet përshkallëzimi, raporton skynews.

“Është e qartë se Izraeli ka marrë një vendim për t’u hakmarrë”, tha ministri britanik në një bisedë me gazetarët në Izrael.

Britania e Madhe dëshiron të shohë sanksione të koordinuara kundër Iranit, nënvizoi ai dhe shtoi se G7 duhet t’u dërgojë atyre një mesazh të qartë.

Pak ditë më parë, liderët e vendeve të G7 zhvilluan një takim ku dënuan sulmin iranian ndaj Izraelit.

“Me veprimet e tij, Irani ka bërë një hap shtesë drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të shkaktojë një përshkallëzim të pakontrolluar rajonal. Kjo duhet të shmanget”, pohoi ai.

Ndryshe, Irani lëshoi dhjetëra dronë dhe disa raketa drejt shtetit izraelit gjatë javës së kaluar.

https://news.sky.com/story/middle-east-latest-un-nuclear-watchdog-concerned-israel-could-target-iranian-nuclear-facilities-in-revenge-attack-12978800?postid=7546140

Share This Article