David dhe Victoria Beckham u panë duke kaluar një fundjavë të qetë në Miami, ku shijuan një drekë në ajër të pastër me prindërit e ish-futbollistit, Sandrën dhe Ted Beckham.
Çifti po relaksohej pas ndeshjes së skuadrës së tyre, Inter Miami, që mposhti Nashville-n 3-1 në Kupën MLS.
Victoria, 51 vjeçe, dukej elegante si gjithmonë me xhinse me bel të lartë nga marka e saj dhe një bluzë gri, ndërsa e kompletoi pamjen me një çantë luksoze ngjyrë kafe dhe një kapelë të zezë, shkruan DailyMail.
Nga ana tjetër, David, 50 vjeç, zgjodhi një stil më sportiv me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra blu të errët. Çifti u pa i buzëqeshur, duke biseduar me familjarët në një atmosferë të qetë dhe miqësore.
Por, ndërsa pushonin në SHBA, në Britani Beckham-at janë në qendër të një debati me fqinjët e tyre të pasur në Cotswolds.

Ata kanë aplikuar për të ndërtuar një rrugë të re hyrëse për në pronën e tyre 12 milionë euro, në mënyrë që të shmangin trafikun dhe turmat e shumta që kalojnë në rrugën aktuale drejt kompleksit të njohur “Soho Farmhouse”.
Ky projekt ka shkaktuar reagime të ashpra nga banorët vendas, të cilët pretendojnë se rruga e re do të dëmtonte mjedisin rural dhe do të pengonte këmbësorët.

“Ju lutem mos e lejoni këtë aplikim”, ka deklaruar një prej fqinjëve, duke shtuar se “SUV-të e mëdha që kalojnë nëpër rrugë prishin qetësinë e zones”.
Në mbrojtje të planit, përfaqësuesit e familjes Beckham kanë theksuar se projekti është “modest, i dizajnuar me kujdes dhe në harmoni me karakterin rural të zonës”.
Këshilli i Oxfordshire pritet të marrë vendimin përfundimtar mbi kërkesën në javët në vijim.




