Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori David Geer, i dorëzoi Letrat Kredenciale presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ai u zotua se do të punojë gjatë gjithë mandatit të tij me institucionet, partitë politike dhe sektorin civil në të gjithë vendin. Pendarovski dhe ambasadori David Geer biseduan rreth procesit të integrimit të vendit në BE.