Davis e rifiton titullin e botës në WBA me nokautin e vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gervonta Davis me një nokaut spektakolar, që nga shumë është vlerësuar si kandidat për nokaut të vitit, e ka mposhtur amerikanin Leo Santa Cruz, duke bashkuar titujt e botës në boks profesionist.

Boksieri amerikan që menaxhohet nga Floyd Mayweather, ka mbrojtur titullin WBA në peshën e lehtë, por njëkohësisht ka fituar edhe titullin WBA në peshën super-pendël. Rezultati ishte u ngushtë pas pesë raundeve, por Davis me një aperkat të fuqishëm e rrëzoi Santa Cruzin në raundin e gjashtë.

Për Davisin është fitorja e 24-të në boksin profesionist, ndërsa 23 prej tyre i ka me ndërprerje. Santa Cruz ka përfunduar humbjen e dytë në karrierë, karshi 37 fitoreve e një barazimi.

Share This Article