De Biasi te Kosova?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka kontaktuar Gianni de Biasin për ta ulur në stol.

Express ka mësuar se Felix Magath, Walter Zenga dhe braziliani, Roberto Carlos, janë opsionet më reale për ta marrë drejtimin e ‘Dardanëve’.

Kombëtarja e Kosovës është vënë pas një emri për ta ulur në stol, pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit zviceran, janë përmendur shumë emra për të marrë drejtimin e “Dardanëve”, në mesin e tyre edhe emri i njeriut që shkroi histori me Shqipërinë, Gianni de Biasi.

Gazeta Express e ka kontaktuar ish trajnerin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk ka hezituar që të jap një përgjigje lidhur me spekulimet që e lidhin me Kosovën.

Duke treguar se ka kontratë me Azerbajxhanin, De Biasi lavdëroi organikën e Kosovës.

“Sapo kam arritur në Baku nga Beogradi. Deri tash nuk më ka kontaktuar askush. Unë kam kontratë me Azerbajzhanin deri më 30 nëntor dhe nuk është e ndershme të flas për Kombëtaret tjera. Megjithatë, mund të them se Kosova e ka një ekip të mirë/shkëlqyeshëm”, tha De Biasi për Express.

Kryetari Agim Ademi menjeherë pas shkarkimit të Challandes, ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim mund të ketë risi sa i përket trajnerit të ri.

Ndërsa, “Gazeta Express” mëson se favorit për ta marrë postin e selektorit të Kosovës është trajneri gjerman, Felix Magath.

68 vjeçari Magath është pensionuar nga zeja e trajnerit, por mund të rikthehet për “Dardanët”.

Ndërkohë, burimet e gazetës tregojnë se në opsion janë edhe trajneri italian Walter Zenga dhe ai brazilian, Roberto Carlos, legjenda e Real Madridit. 

Share This Article