De Bruyne u tregua i jashtëzakonshëm, shënoi het-trik sensacional në vetëm 17 minuta me këmbën e tij ‘të dobët’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kevin De Bruyne ka regjistruar het-trikun e tij të parë në Ligën Premier, duke shënuar tre gola mahnitës kundër Wolves – të gjithë me këmbën e tij të majtë, e cila nuk është e preferuara.

Superylli i Manchester City shënoi tre gola në pjesën e parë të ndeshjes së tyre vendimtare në ligë në Molineux të mërkurën mbrëma.

Ai hapi rezultatin vetëm në minutën e shtatë, pasi shënoi pa shumë vështirësi për 0-1, pasi u shërbye nga Bernardo Silva.

Wolves u kundërpërgjigjën katër minuta më vonë për të barazuar 1-1, por ylli belg vazhdoi shkëlqimin duke rikthyer epërsinë e Cityt pas një tollovie brenda zonës në minutën e 16-të.

De Bruyne e përfundoi het-trikun e tij me një gol ‘raketë’ nga distanca, duke çuar epërsinë e Cityt në 1-3 në minutën e 24-të të ndeshjes.

Ky het-trik brenda 17 minutave konfirmoi se De Bruyne vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht.

Ylli belg shënoi edhe një gol në pjesën e dytë, pasi në minutën e 60-të ishte i saktë për 1-4, por kësaj radhe me këmbën e djathtë.

Share This Article