De Ligt objektivi kryesor i Chelseat për mbrojtjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea pritet të ketë ndryshime të mëdha edicionin e ardhshëm, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Gjiganti anglez ka mbetur pa mbrojtës të shquar si Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen të cilët janë larguar si futbollistë të lirë nga Stamford Bridges.

Por duke parë zbrazëtinë që kanë lënë dyshja e larguar, Chelsea po tenton të përforcohet gjatë afatit kalimtar veror në këtë repart.

Dëshira kryesore e trajnerit Thomas Tuchel për repartin defensivë është holandezi Matthijs de Ligt.

Qendërmbrojtësi i Juventusit vlen rreth 80 milionë euro, para që Chelsea është gati t’i shpenzojë vetëm e vetëm ta ketë në radhët e veta yllin holandez.

Vet lojtari thuhet se ka pranuar një transferim në Angli dhe dy klubet janë në bisedime për të gjetur marrëveshje.

Përveç De Ligt, Chelsea synon të përforcohet në mbrojtje edhe me Jules Kounde nga Sevilla.

Share This Article