ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave 53 minutes ago
Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë 1 hour ago
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë 1 hour ago
Kursi i euros me lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro 1 hour ago
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij të mitur, Kanadaja ndalon ekstradimin e Ëngjëll Brahimit 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Debat në Gjermani, propozohet dalja në pension sipas viteve të kontributeve, jo vetëm moshës

albnews by albnews
8 December, 2025
in Bota
0
Debat në Gjermani, propozohet dalja në pension sipas viteve të kontributeve, jo vetëm moshës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në kuadër të debateve për reformimin e sistemit të pensioneve në Gjermani, Ministrja e Punës, Bärbel Bas, e konsideron si të mundshme idenë e lidhjes së moshës së daljes në pension me numrin e viteve të kontributeve të paguara në arkën e sigurimeve shoqërore. “Mendoj se ideja është në thelb mjaft  mbae mirë”, tha bashkëkryetarja e partisë social-demokrate SPD-së për mediat gjermane. Ajo iu referua një rekomandimi të ekonomistit Jens Südekum, këshilltar i Ministrit të Financave, Lars Klingbeil, i cili e konsideron lidhjen e moshës së daljes në pension me vitet e kontributeve më të drejtë sesa lidhjen e saj me jetëgjatësinë.

Dy modele
Bas shpjegoi se për moshën e pensionit ekzistojnë dy modele të ndryshme. Një mundësi është që mosha e daljes në pension të bazohet në jetëgjatësinë, ose në vitet e kontributeve që ka paguar dikush në sistem. Bas dha një shembull: “Nëse dikush fillon një praktikë në moshën 16 vjeç dhe më pas paguan në sistemin e sigurimeve shoqërore për një periudhë të caktuar, ai mund të dalë në pension më herët”. “Kurse ata që fillojnë të punojnë më vonë, duhet të punojnë më gjatë”.

RelatedPosts

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë

Po udhëtonte me motoçikletë me vëllain e tij, gazetari i njohur ekzekutohet në mes të rrugës!

Skandal në bazën e përbashkët, Izraeli survejon SHBA-të dhe aleatët

Ky mund të jetë një lajm i keq për atë që studiojnë dhe mbarojnë universitetin, sepse ata në përgjithësi fillojnë të punojnë më vonë se ata që nuk studiojnë, por nisin të punojnë menjëherë pas shkollës. Bas tha se të dy modelet do të diskutohen në komisionin e pensioneve.

Vendimtare sot për sot data e lindjes
Aktualisht mosha e daljes në pension përcaktohet nga data e lindjes dhe deri në vitin 2031 mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht në 67 vjeç. Personat që kanë paguar 45 vjet kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të dalin më herët në pension.

Sipas Ministrisë së Punës për ata që kanë lindur pas 1 janarit 1953, mosha e daljes në pension rritet me dy muaj për çdo vit. Ata që kanë lindur pas 1 janarit 1964, mund të dalin në pension pa reduktim të pensionit kur mbushin moshën 65 vjeç.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave

Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave

8 December, 2025
Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë

Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë

8 December, 2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë

8 December, 2025
Kursi i euros me lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro

Kursi i euros me lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro

8 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result