Debat në Kolegjin Zgjedhor për 18 kutitë e Kuçovës, Lefter Maliqi shkëmben akuza me sekretarin e KQZ

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momente tensioni janë regjistruar në Kolegjin Zgjedhor, gjatë procesit të rinumërimit të 18 kutive të Bashkisë së Kuçovës.

Kandidati i Bashkë Fitojmë, i cili pretendon dhe parregullsi në procesin e numërimit të votave në këtë bashki, Lefter Maliqi ka pasur një debat të ashpër me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ, Ylli Merkaj.

Gjatë një ndërprerjeje të seancës, Merkaj u konfliktua me Maliqin, i cili po i filmonte me telefon dhe ka shkëmbyer akuza me njëri tjetrin, deri në përdorimin e fjalëve “Hajdut” dhe “rrugaç”.

Në zbatim të vendimmarrjes të një jave më parë, në Kolegjin Zgjedhor janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi për 18 kuti, për të cilat Maliqi pretendon se kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës.

Share This Article