Debate me tone të larta në Sekretariatin e Etikës, Noka shkul mikrofonat dhe i kërkon Bushkës të largohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin e mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku pritej të merrej vendimi për të përjashtuar 7 ligjvënësit e opozitës.

 Në këtë mbledhje mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kërkuar të flasë gjatë kësaj mbledhje.

Por kryetarja e komisionit të Etikës, Klotilda Bushka nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës, ç’ka ka acaruar tonet. Deputeti i PD, Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin Bushkës dhe kolegëve të PS, duke i detyruar të ndërpresin mbledhjen.

Ndërkohë që në ambientet e brendshme ka ndërhyrë dhe Garda e Republikës. Bushka dhe anëtarët e PS janë mbledhur në zyrën e saj, ndërkohë që edhe ky ambient është ’zaptuar’ nga deputetët e opozitës.

Share This Article