Debate të forta në PD/ ‘Dorëhiqu’, Basha: Nuk kam humbur asnjë garë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar i cili është shoqëruar jo me pak debate pas rezultatit të 6 marsit.

Deputeti Dashnor Sula i ka kërkuar kryedemokratit të zgjidhje pasi po bëhen të pabesueshëm nga populli.

Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Nesër mblidhen organet e tjera të partisë për të diskutuar.

Xheferraj: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por t’i na ke fyer kur thua s’kam humb asnjë garë. Duhet te largohesh si kryetar.

Basha: S’kam humb asnjë gare, i kanë vjedhur.

Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.

Ilda Dhori: Të hapen zgjedhjet në parti.

Ilda Dhori: Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyll duhet të zgjedhin demokratët cili na bashkon.

Helidon Bushati: Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet të ikësh

Helidon Bushati: Duhet kongres pajtimi.

Helidon Bushati: Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të “Shtëpisë së lirisë të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD-së.

Share This Article