• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Debatet për ndikimin e George Sorosit në Shqipëri

Debatet për ndikimin e George Sorosit në Shqipëri

by albnews
17 September, 2019
in Albania
0
2
VIEWS

George Sorosit është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të suksesshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri.

Mirëpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollarë në vendet ish-komuniste, në fusha si arsimi, shëndetësia, dhe në mjaft projekte me ndikim për shtresat në nevojë, sot debati është përqendruar në ndikimin e tij politik në këto vende. Në Shqipëri ky debat kulmoi gjatë hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi 3 vjet me parë.

“Lidhet drejtpërdrejt dhe vetëm me rolin e reformës së drejtësisë dhe me faktin se kjo reformë ka filluar të japë rezultatet e para, sado pikëpyetje dhe problematika që ka patur në ecurinë e vet”- thotë Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Le të marrim pak reformën në drejtësi. Le të më thotë mua çdo njeri, çfarë do Fondacioni Soros të hartojë strategjinë e reformës në drejtësi. Një qëllim të vetëm ka, për të shndërruar drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit të Edi Ramës”- shprehet Sali Berisha, ish presdient i Shqipërisë.

“Ne nuk kemi ofruar asnjë paketë për Komisionin e Vencias apo për çdo institucion tjetër. Ne kemi asistuar financiarisht parlamentin e Shqipërisë në punën që kanë kryer 60 ekspertët e e emëruar prej tij. Ne kemi investuar 600 mijë dollarë për parlamentin shqiptar praktikisht. Këtu fillon dhe mbaron mbështetja e Fondacionit Soros për Reformën në Drejtësi”- sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Soros”.

Por debati mbi veprimtarinë e Fondacionit Soros në Shqipëri është më i hershëm se Reforma në Drejtësi. Ish-presidenti Berisha përkundrejt rezervave të forta dhe incidentit me dy punonjës të Fondacionit Soros që u shpallën non grada prej tij, me argumentin se ishin kapur nga shërbimet sekrete shqiptare duke iu dhënë informacione shërbimeve serbe, e vlerëson kontributin e Sorosit në fillim të viteve 90.

“Por kjo natyrisht nuk ndërpreu marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Xhorxh Soros. Investimi i tij në Shqipëri për ngritjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile, ishte shumë i mirëpritur nga unë. Unë isha president i një vendi, në atë periudhë i treti më i varfër në botë. Njerëzit nuk kishin asnjë mundësi të udhëtonin, nuk kishin mundësi të siguronin zyra, dhe e vërteta është së në këtë drejtim Fondacioni Soros, mendoj se ishte burimi kryesor i financimit dhe krijimit të këtyre organizatave”- pohon zoti Berisha.

George Soros ndikoi në Shqipëri në fillim të viteve 90-të në mbështetjen dhe organizimin e shoqërisë civile. Por kjo veprimtari u shoqërua nga opinione dhe gjykime të ndryshme shpeshherë dhe të ashpra.

“Pas 4-5 vitesh konstatova se ky ishte një investim pothuajse tërësisht i njëanshëm dhe George Sorosi ngriti një rrjet shoqatash të cilat në 80-90% të tyre ishin leva të ish-partisë komuniste, të partisë socialiste që ndërroi emrin. Ishte një dëmtim palcor i rolit dhe misionit të shoqërisë civile”- shprehet Sali Berisha, ish- presdient i Shqipërisë.

“Në një kuadër më të gjerë George Sorosi është njeri pas politikave progresiste dhe liberale dhe njëkohësisht dhe një nga kontribuesit në vendet postkomuniste. Kështu që dihet që është një antikomunist. Nuk mund të jetë një njeri që investon tek e majta”- shprehet Edlira Gjoni, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Në një fondacion që punon për gratë e trafikuara, ti nuk i thua një gruaje a je e majtë apo e djathtë që unë të të shërbej dhe të jap shërbimin tim. Për këtë arsye them që paratë që janë derdhur për shoqërinë civile 80% e tyre kanë shkuar tek ata që kanë pasur nevojë për t’i marrë këto shërbime”- thotë Iris Luarasi, aktiviste e të drejtave të grave.

Protagonistë të shoqërisë civile veçojnë meritën e George Sorosit në lëvrimin e 130 milion dollarëve në arsim, mjekësi, në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, në ndihmë të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, duke iu dhënë mbështetje ligjore si dhe mjaft projekte të tjera.

“Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se në kohën kur Berisha ishte president, ky njeri financonte ndërtimin e mbi 200 shkollave. Kështu që nuk mund të mohohen investimet që Soros ka bërë, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet”- thotë Edlira Gjoni, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Asgjë si mohohet asgjë. Dhe unë kam bashkëpunuar me George Sorosin në dekadën e romëve. Qeveria ime me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është angazhuar me interes të veçantë në këtë drejtim”- shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Problemi që ka lindur në Shqipëri me problemin Soros lidhet kryesisht me programin politik, pra të trajnimit të lidershipit dhë të forcimit të kapaciteteve të partive politike”- shprehet Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

Komponenti politik është dhe fusha gri e gjithë debatit ndaj figurës së George Sorosit . Kundërshtarët e tij në Shqipëri shohin tek ai një mbështetës dhe financues të fuqishëm të së majtës dhe eksponentëve të saj.

“Kemi një ç’ekuilibrim të balancës politike në raport me Fondacionin Soros. Kemi një raport 8-2, pra kemi një favorizim e partive politike më bindje të majta dhe lënie mënjanë e PD dhe partive të qendrës së djathtë” – argumenton Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

“Në këtë mes është e vështirë të spekulosh se mbështetja ka qenë 80% për të majtët dhe 20 për të djathtët sepse unë nuk e di se kush është kjo shoqëri civile që është e majtë dhe kush është e djathtë” – sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Ai mund të thotë se unë kam financuar edhe qendrën e djathtë, por ato kanë qenë stërpika krahasuar më milionat e milionat, që ai derdhi për financimin e ish pasardhësve të nomenklaturës”- shprehet Sali Berisha ish kryeministër i Shqipërisë.

“Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka pasur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha”- sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nësë do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”- pohon ish Kryeministri Sali Berisha

Fondacioni Soros drejtohet nga një bord, në përbërje të të cilit vit pas viti kanë qenë mjaft personalitete të jetës shoqërore dhe politike në Shqipëri. Sot nën dritën e re të diskutimit dhe debatit mbi rolin dhe ndikimin e George Sorosit për një shoqëri të hapur, mjaft emra shigjetohen si tregues, se filantropi ka mbështetur të majtën ekstreme duke sjellë pasoja për vendin.

“Edi Rama vetë ka qenë kryesor në Fondacionin Soros. Linda Rama vetë ka qenë drejtuese e Fondacionit Soros. Erjon Veliaj gjithashtu. Në një aspekt, me paratë e tij është mbjellë fara e korrupsionit e paimagjinueshme. Nuk është se nuk ka ekzistuar korrupsioni, por dhe ka ndikuar”- shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Në bordin e Fondacionit Soros njerëzit nuk vijnë të bëjnë karrierë dhe nuk e ndërtojnë karrierën e tyre nga bordi i fondacionit përkundrazi të mos harrojmë se në bordin e fondacionit kanë qenë njerëz si Ylli Popa, Ismail Kadareja. Ka pasur gjithnjë një balancë në përbërjen e bordit sidomos përsa i përket si bindjeve po ashtu dhe prurjeve dhe ideve”- argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Ish kryeministri Sali Berisha thotë për ‘Zërin e Amerikës’ se takimi i tij i fundit me zotin Soros ishte pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2005.

” George Sorosin e kam pritur në 2005-ën. Fitova zgjedhjet dhe ai erdhi për Edi Ramën. E prita në një drekë, diskutova, i përcaktova qëndrimet e mija se unë kam ndërmend të bashkëpunoj më të gjithë pushtetin vendor, dhe natyrisht dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, kam ndërmend të bashkëpunoj me opozitën. Interesi i tij në këtë takim ishte Edi Rama.”

“Ne kemi punuar dhe bashkëpunuar me të gjitha qeveritë si të majta ashtu dhe të djathta. Mund të jemi konfrontuar madje me to, siç ka qenë rasti i Gërdecit. Raste të tjera janë aktuale. Një çështje e pacientes hemofilike, që është fituar në gjykatë kundër Ministrisë së Drejtësisë. Çështje tjetër është një e sëmurë që vuante nga kanceri dhe që nuk i jepeshin medikamentet nga Ministria e Shëndetësisë. Në Tepelenë për shembull kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Kemi raste të tjera të ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Janë çështje juridike që vazhdojnë”- argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Lidhur me pyetjen e Zërit të Amerikës se kritikët shprehen se Partia Demokratike po kërkon të gjejë një armik të jashtëm pasi nuk arrin të jetë frymëzuese për mbështetësit e saj, zoti Berisha shprehet se:

“Sot opozita është shumicë dhe do të ishte absurde të mendohej se PD do të preferonte për armik një superspekulant të planetit me një fuqi të jashtëzakonshme, sepse përdor paratë për të blerë politikanët dhe politikë, si askush tjetër në botë. Por Partia Demokratike guxon dhe do të guxojë t’i thotë të vërtetat në sy.”

Debati mbi aktivitetin e miliarderit George Sorosi dhe rolin e tij në mbështetje të shoqërisë civile nuk është një çështje thjesht dhe vetëm shqiptare. Filantropi është i atakuar edhe në Amerikë pasi ai mbështet demokratët dhe është kundërshtar i fortë i Presidentit Tramp. Kritika ndaj ideologjisë Soros për një shoqëri të hapur, pati vitet e fundit edhe në disa vende të Europës, veçanërisht në Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Vala e këtij diskutimi ngre pikëpyetje mbi këtë figurë komplekse, që u bë i pasur duke investuar fonde më risk, dhe që një pjesë të parave të tij, në ndryshim nga mjaft miliarderë të tjerë, ka zgjedhur t’i shpenzojë për forcimin e atyre që ai e quan shoqëri të hapura/VOA.

Previous Post

Vasili: Opozita, garanci për daljen nga kriza

Next Post

Komisioni hetimor i Kuvendit shtyn afatin për shkarkimin e Metës, pret ‘Venecian’

albnews

albnews

Related Posts

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier
Albania

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës
Albania

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!
Albania

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
Next Post
U thirr nga komisioni që kërkon ta shkarkojë, Meta: Mezi pres të kthehem nga parlament

Komisioni hetimor i Kuvendit shtyn afatin për shkarkimin e Metës, pret 'Venecian'

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM