ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 9 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 9 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 9 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Debati/ A ka të drejtë AMA të kontrollojë postimet në rrjetet sociale?

albnews by albnews
5 September, 2024
in Albania
0
Debati/ A ka të drejtë AMA të kontrollojë postimet në rrjetet sociale?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasi i tronditi deputetët e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me pamje nga video të publikuara në rrjetin social TikTok – përmbajtja e të cilave siç u kuptua kishte të bënte me përdhunim dhe akte të tjera të dhunshme, kryetarja e Autoriteti të Mediave Audiovizive, (AMA) Armela Krasniqi këmbënguli se bashkëpunimi me platformën ishte i bazuar në ligj.

Krasniqi, e cili u paraqit të mërkurën para komisionit me ekipin e saj, arsyetoi se ndryshimet e vitit 2023 në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive”, i jepnin AMA-s të drejta mbikëqyrje mbi platformat video dhe rrjetet sociale.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Mëtej Krasniqi ironizoi kritikët dhe ata që ngrenë dyshime se ky bashkëpunim mund të sjellë “censurë digjitale”.

“Lexova dhe një profesor të nderuar 30 vjeç, profesor i asociuar më duket se është nuk ka rëndësi, por këto janë probleme të tjera më pas që bëhen 30 vjeç profesor, që thoshte që në fakt ligji i thotë AMA-s vetëm për materialet që hedh OSHMA-ja, domethënë një një nuk e di, në mos keqdashje i them padijeni se nuk dua të përdor atë fjalën tjetër”, – tha Krasniqi para deputetëve.

Pasi lexoi nene të ligjit ajo këmbënguli se fusha e re e zbatimit (Neni 2 i ligjit 97/2013) i lejonte AMA-s kontroll mbi përmbajtjen e llogaritë e krijuesve individualë në platformat sociale, ndërsa tha se në rastet kur bëhet fjalë për televizionet kërkesa u bëhej direkt këtyre të fundit.

Me 22 gushtit AMA njoftoi se ka vendosur bashkëpunim me rrjetin TikTok për të ndaluar shpërndarjen e materialeve filmike me përmbajtje të dëmshme.

Në një njoftim për shtyp, AMA tha se synon ndalimin e videove ku shfaqet apo nxitet dhunë si dhe ato që “përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”.

Autoriteti njoftoi se në pak ditë hoqi nga platforma 112 video. Por për ekspertët, përfshirja e AMA, një institucion i akuzuar për anim politik, ngre shqetësime për censurë digjitale.

Shpotitë e kryetares Krasniqi i drejtoheshin komenteve të bërë për BIRN nga Elvin Luku, Profesor i Asociuar pranë Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Luku, i cili ndryshe nga sa aludon kryetarja e AMA-s është 37 vjeç, i tha BIRN se Krasniqi fillonte ta lexonte ligjin nga neni i dytë, duke lënë jashtë argumenteve të saj nenin e parë të tij që përcakton fushën e veprimit.

“Drejtuesit e AMA-s citojnë nenin 2 mbi fushën e zbatimit të ligjit “Për Mediat Audiovizive”. Për të interpretuar një ligj përdoret interpretimi sistematik i dispozitave ligjore. Pra, nuk mund të citosh nenin 2, pa ditur çfarë thotë neni 1, sepse ato janë komplementare të njëra-tjetrës.

Pyetja që lind është: Fusha e zbatimit të cilit objekt ligjor? Përgjigjen për këtë e jep Neni 1, i cili parashikon se “objekti i këtij ligji është veprimtaria e mediave audiovizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre, mbi bazën e parimit të asnjanësisë teknologjike në territorin e Shqipërisë”, tha Luku.

Luku shtoi se përmbajtja e dëmshme në rrjetet sociale mund të denoncohet dhe raportohen edhe nga qytetarë të thjeshtë, por këmbëngulja e AMA-s se kjo mbështetet në ligj ngre kambana alarmi.

Ai ngriti shqetësimin se bashkëpunimi jo transparent, pa një kontratë dhe rregulla të shkruara midis AMA dhe Tik Tok lë hapësirë për të censuruar përmes raportimeve. Luku ka eksperiencë të dorës së parë për sa i përket censurës digjitale.

Kanalet në rrjetet sociale të Medialook, një platformë digjitale për monitorimin e mediave që drejtohet prej tij, ishin disa muaj më parë shënjestër e sulmeve të pabaza raportuese në rrjetet sociale.

Edhe përfaqësues të opozitës e vunë në dyshim qëllimin fundor të AMA-s në lidhje me Tik Tok, në mungesë të një marrëveshje të shkruar dhe një rregulloreje të qartë.

Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik tha se ligji nuk e lejonte AMA-n të trajtonte postimet e një qytetari në TikTok, njësoj si të ishte televizion i licencuar.

Zhupa shtoi se AMA po e ndërmerrte këtë hap “pa rregullore, pa ligj të mirëfilltë, pa marrëveshje të shkruar”.

E pyetur në komision për dyshimet për censurë të mundshme dhe mungesë të transparencës, Krasniqi u mbrojt duke thënë se kjo nuk kishte ndodhur.

“A ka një precedent AMA të tillë, nuk e ka, deri më sot nuk e ka, ne po zbatojmë ligjin”, tha ajo, duke thënë se asnjë televizion nuk ishte ankuar për censura nga autoriteti.

Zhupa u përgjigj se situata ishte e ndryshme, duke theksuar se nuk mund të vihej një shenjë barazimi midis televizioneve dhe përdoruesve individual të rrjeteve sociale.

“Nuk na jep garanci që do mbani të njëjtin qëndrim me përdoruesit personalë”, tha ajo gjatë seancës.

Zhupa e ftoi Krasniqin të sillte ndryshime ligjore – nëse kishte të tilla, për të rregulluar veprimtarinë e mediave sociale. /Marrë nga reporter.al. Titulli origjinal: Kryetarja e AMA-s deklaron se ligji i ka dhënë fuqi mbi rrjetet sociale

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result