ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 4 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 4 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Debati i kandidatëve për Nju-Jorkun, përplasje e ashpër mes Cuomo dhe Mamdani, mesazhe për Trump

albnews by albnews
17 October, 2025
in Bota
0
Debati i kandidatëve për Nju-Jorkun, përplasje e ashpër mes Cuomo dhe Mamdani, mesazhe për Trump
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Nju Jorku vjen shembulli për mbarë botën. Kandidatët për bashkinë e qytetit simbol të Shteteve të Bashkuara u vunë ballë për ballë në një debat televiziv duke shpalosur qëndrimet dhe programet e tyre për çështjet më të rëndësishme për qytetarët. Demokrati Zohran Mamdani, i pavaruri Andrew Cuomo dhe Republikani Curtis Sliwa, u përplasën ashpër… fillimisht për koston e jetesës duke premtuar se do ta ulin, ndërsa shkëmbyen akuza për paaftësi.

“Kjo nuk është një punë për dikë që nuk ka përvojë menaxhimi për të drejtuar 300 mijë njerëz, asnjë përvojë financiare për të drejtuar një buxhet prej 115 miliardë dollarësh. Ai fjalë për fjalë nuk ka pasur kurrë një punë, në CV-në e tij thuhet se ka bërë praktikë për nënën e tij. Kjo nuk është një punë për një person pa përvojë. Çdo ditë, mund të kesh një uragan, Zoti na ruajt, një 11 shtator, një pandemi shëndetësore”, tha Andrew Cuomo, kandidat për bashkinë e Nju Jorkut.

RelatedPosts

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

Protestat ‘Pa Mbretër’ tërheqin turma të mëdha ndërsa tubimet anti-Trump përhapen në të gjithë SHBA-në

“Nëse kemi një pandemi shëndetësore, atëherë pse njujorkezët do t’i ktheheshin guvernatorit që i dërgoi të moshuarit drejt vdekjes në azile pleqsh? Ky është lloji i përvojës që ofrohet këtu sot. Atë që unë nuk e kam në përvojë, e kompensoj me integritet dhe atë që ti nuk e ke në integritet, nuk do të mund ta kompensosh kurrë me përvojë”, tha Zohran Mamdani, kandidat për bashkinë e Nju Jorkut.

Njeriu i katërt që dominoi atë debat nuk ishte i pranishëm, por kandidatët e përmendën shumë shpesh: presidentin Donald Trump.

“Unë sigurisht që duartrokita presidentin Trump për sjelljen e paqes në Gaza dhe përpjekjen për t’i dhënë fund armiqësive në luftën midis izraelitëve dhe Hamasit, në mënyrë që të ketë paqe. Por Zohran, duket se je i paaftë të lavdërosh presidentin tonë dhe ti, Andrew, ishe i paaftë të lavdëroje presidentin tonë”, tha Curtis Sliwa, Kandidat për bashkinë e Nju Jorkut.

“E duartrokita Presidentin Trump dhe administratën e tij. Mendoj se ishte një arritje e madhe. Shpresoj që paqja të ruhet”, tha Andrew Cuomo, kandidat për bashkinë e Nju Jorkut.  

“Pushtimi është një referencë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe shkeljes së tij, për të cilin z. Cuomo nuk ka asnjë konsideratë që kur u regjistrua për të qenë ekipi mbrojtës ligjor i Benjamin Netanyahut gjatë këtij gjenocidi”, u shpreh Zohran Mamdani, kandidat për bashkinë e Nju Jorkut.

Kur u pyetën se si do ta përballonin telefonatën e tyre të parë me Presidentin Trump, të tre kandidatët bënë kontrast të thellë me njëri-tjetrin. Mamdani tha se do të bashkëpunonte me presidentin vetëm nëse kjo do të thoshte  të ulte koston e jetesës për njujorkezët”. Cuomo paralajmëroi se një fitore e Mamdanit do të bënte që Trump të merrte në dorë drejtimin e Nju Jorkut. Sliwa argumentoi se përballja me Shtëpinë e Bardhë mund t’u “kushtojë njerëzve fonde federale që u nevojiten me dëshpërim”. Sondazhet nxjerrin fitues kandidatin demokrat Mamdani me 46%, ndërsa pas qëndron Cuomo me 33%. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result