ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 6 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 6 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 8 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 9 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Debati për projektin Vlorë-Orikum, Presidenti Meta: Qytetarët e Vlorës meritojnë sqarim

albnews by albnews
5 January, 2021
in Albania
0
Meta: Korridori Jugor i Gazit, me rëndësi të madhe për Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një komunikim për mediat presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama vijon me gënjeshtrat e tij, ndërsa theksoi se qytetarët e Vlorës meritojnë sqarim për projektin Vlorë-Orikum.

“Jam sot këtu sepse mendoj që edhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit nuk meritojnë vëmendje, qytetarët në të gjithë qarkun e Vlorës meritojnë sqarime. Presidenti ka mirëpritur iniciativën për zhvillimin e zonë së lumit të Vlorës”, tha Meta.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Gjatë fjalës së tij gjithashtu Presidenti deklaroi se sipas tij përfaqësues të qeverisë gënjyen Kuvendin, ndërsa shton se Ministria e Financave ka deklaruar se nuk ka pasur negociata me Fondit Saudit.

“Jam këtu për të përmendur disa fakte së papërgjegjshmërisë ekstreme të kryeministrit në detyrë, lidhur me disa akuzave që ka bërë dje në Vlorë. Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Presidenti menjëherë e ka mirëpritur këtë iniciativë dhe ka shpallur dekretin brenda dy ditësh. Kuvendi më 21 shtator 2020 i ka përcjellë presidentit ligjin për denoncimin e kësaj marrëveshjeje.

Ky ligj është miratuar në seancën plenare më 17 shtator dhe presidenti e shpalli menjëherë më 22 shtator. Presidenti shqyrtoi me vëmendje praktikën, nga ku rezultoi se qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim zgjidhjen e marrëveshjes së huasë”, tha Meta.

Kreu i Shtetit nxori korespodencën me Ministrinë e Financave për këtë çështje.

“Qartazi përfaqësues të qeverisë gënjyen në kuvend se do të vijonin projektin por me fonde të tjera. Pres vijoi me shpalljen e ligjit, madje i befasuar që qeveria nuk do kërkonte më hua, por do e bënte me fonde të brendshme. Çfarë ndodhi më pas, vetëm 7 ditë më vonë, më 29 shtator, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë presidentit ku kërkon autorizim për plotfuqi për një marrëveshje huaje me fondin saudit.

Presidenti ndërkohë njihet me faktin, madje ishte miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave më 23 shtator 2020. Si rezultat i shqyrtimit të kësaj praktike, rezultoi që jo vetëm që presidentit i kërkohet plotfuqi për një marrëveshje ku më parë nuk i ishte kërkuar autorizim për negociata, jo vetëm që kryeministri e ka miratuar në parim marrëveshjen duke kapërcyer fazën e negocimit, por përfaqësues të qeverisë kanë gënjyer.

Më e rënda, duke shkelur kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit që përcaktojnë që një marrëveshje e re huaje duhet patjetër negociuar para se të nënshkruhej.
Më 6 tetor presidenti i drejtohet Ministrisë së Financave dhe për dijeni dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme që në atë kohë ishte vetë kryeministri, ku i thotë se pas verifikimeve paraprake nuk na rezulton që për këtë marrëveshje Presidenti i Republikës të ketë lëshuar autorizim për negocim. Me qëllim mos pengimin e procesit, kërkojmë të na informoni brenda një kohe sa më të shpejtë për gjithë hapat që janë ndjekur për finalizimin e marrëveshjes.

Ministria e Financave i kthen përgjigje presidentit dhe pranon që në datën 15 tetor, konkretisht për marrëveshjen që kërkohet ky autorizim nuk ka pasur negociata sepse asnjë prej institucioneve në varësi nuk ka pasur komente apo sugjerime mbi draft marrëveshjen e vënë në dispozicion nga Fondi Saudit për Zhvillim. Pra, Ministria e Financave tha se nuk ka pasur negociata.

Presidenti duke mos dashur të besojë një shkelje kaq flagrante të ligjit, i drejtohet sërish me shkresë më 27 tetor. Presidenti nuk mund të fshihte shqetësimin e vënë disa herë në dukje dhe i kujtoi Ministrisë së Financave që sipas ligjit, Ministria e Financave ka detyrimin të negociojë dhe pastaj të vendosë për kushtet e huas si dhe të vlerësojë dhe negociojë rregullat për të drejtat dhe detyrimet e palëve.

Ndërsa Ministria e Financave pranon me shkresën e datës 15 tetor që nuk ka zhvilluar negociata për marrjen e një huaje në vlerë 30 milionë dollarë”, deklaroi Meta.

https://www.facebook.com/watch/?v=228733902197038
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result