Debati për projektligjin e fondeve të pensionit privat, Gogu opozitës: Lakmuat aq shumë pensionin politik të Berishës sa që u ‘rimartuat’ me të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa në seancë po diskutohet si pjesë e rendit të ditës “Projektligji për fondet e pensionit privat” nuk kanë munguar akuzat nga opozita duke akuzuar qeverinë se ka lënë pa mbështetje pensionistët shqiptarë. Deputeti Toni Gogu duke iu referuar fjalimeve të mëhershme të deputetëve demokrat theksoi se ishin këta të fundit që lakmuan aq shumë pensionin politik të Berishës sa u “rimartuan”me të.
-“Pensionistin më të mirëpaguar në Shqipëri, qê e keni në radhën tuaj, te cilin ua nxorën në pension politik fillimisht aleatët tanë strategjik. Ju me një vendim unanim grupi gjithashtu e nxorët në pension politik. Po kaq shumë i lakmuat perfitimet e pensionit te tij politik, pra votat, mbështetësit, sa tani jeni rimartuar me të. I keni marrë shqiptarëve ore te ter sepse po grindeni se kush do te perfitoje me shume nga pensionisti politik.”- tha zoti Gogu.
Kjo duket se nxiti reagimin e menjëhershëm të Berishës i cili u ndie i detyruar ti përgjigjej Gogut.

Share This Article