Debati për ‘Zgjedhoren’, Basha: PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtar! Kam takuar një nga ambasadorët më të rëndësishëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish deklaratat e ambasadës së SHBA dhe BE, të cilat mohuan ndërmjetësimin për reformën zgjedhore. Ai nënvizoi se PD ka marrëdhënie 100% të shëndoshë me ndërkombëtarët. Sipas Bashës kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga interesi publik.

Pyetje: Asnjë ambasador nuk iu ka takuar në cilësinë e zgjedhjes kryetar i PD?

Basha: Ku e di ti që s’më ka takuar. Dje më ka takuar

Pyetje: Cili ambasador?

Basha: Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediat. Një nga ambasadorët më të rëndësishëm, pardje, para katër ditësh… para gjashtë ditësh. PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtar.

Pyetje:  Ju përgënjeshtruan ambasadorët për Reformën Zgjedhore?

Basha: Nuk është e vërtetë… Qesh gajasem me këto… A e tha Basha ndërmjetësim apo nuk e tha.  Nuk i shkoj pas përpjekjes për të na hequr nga interesi publik. Debati është votimi elektronik, votimi elektronik, Shqipëria një zonë.  Debati sot është e lagu s’e lagu bishtin macja apo daci.

Basha-Zotëri takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë  se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtarë

Share This Article