Dëbohen gjashtë persona nga Lojërat Olimpike në Tokio

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë bërë të ditur të dielën se kanë dëbuar gjashtë persona, përfshirë dy prej tyre dy fitues të medaljes së argjend nga Lojërat Olimpike për shkeljen e rregullave të krijuara për të parandaluar COVID-19.

Toshiro Muto, shefi ekzekutiv i lojërave, tha se dy xhudistët gjeorgjianë Vazha Margvelashvili dhe Lasha Shavdatuashvili kanë thyer rregulluat e të ashtuquajturës libër i rregullave të shëndetit dhe sigurisë.

Organizatorët e Tokios nuk i konfirmuan raportet e mediave për udhëtimin e ndaluar të gjeorgjianëve jashtë Fshatit Olimpik.

Në një incident tjetër të raportuar para hapjes së Lojërave Olimpike, katër kontraktorë të akredituar nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara u arrestuan për dyshimin e përdorimit të kokainës.

Share This Article