Alen Sherri ka debutuar me Cagliarin në Itali.
Ish-portieri i Egnatias mbajti portën e paprekur teksa skuadra e tij u kualifikua për në 1/8 e Kupës së Italisë, pasi mposhti 1-0 Cremonesen, shkruan A2.
Lapadula shënoi në minutën e 60 golin e vetëm të ndeshjes që përgjithësisht u dominua nga vendasit.
Sherri tregoi siguri në portë, duke u treguar i përgatitur atëherë kur ishte e nevojshme.