“Defender Europe 21” këtë të diel zbarkon në zemër të Tiranës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare pjesë e stërvitjes “Defender Europe 2021”, përveç stërvitjeve në 7 baza të ndryshme të vendit tonë, po zhvillojnë ditë të hapura për publikun në disa qendra të ndryshme të Shqipërisë.

“Defender Europe 21” këtë të diel zbarkon në zemër të Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar dhe një video ku tregohet atë çfarë qytetarët do të shohin. Ata do njihen me armatime dhe aspekte të ndryshme të ushtrive shqiptare dhe amerikane, pjesë e Aleancës së madhe të NATO-s.

“Defender Europe 21” këtë herë zbarkon në zemër të Tiranës. Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare krah për krah tek “Nënë Tereza” mund t’i shihni të gjithë nga afër të dielën duke nisur nga ora 10:00″, shprehet Rama.

Stërvitja “Defender 2021” me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet përgjatë të gjithë muajit maj deri në mesin e muajit qershorit. Këtë vit 28,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende do të zhvillojnë aksione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, nga Baltiku në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe Detit të Zi dhe Shqipëria ofron 7 baza të ndryshme të saj, për stërvitjen më të rëndësishme.

Share This Article