Definohen “agjentët e huaj” në Republikën Srpska

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizatat jofitimprurëse që ndihmojnë subjektet e huaja dhe që merren me veprime politike ose aktivitete politike, të cilat ndikojnë në opinionin publik dhe ato që shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Srpska përkufizohen si “agjentë të ndikimit të huaj”.

Kjo u konstatua në propozimin e Ligjit për regjistrin e veçantë dhe publicitetin e punës së organizatave jofitimprurëse të Republikës Srpska, i njohur në publik si ligji për “agjentët e huaj”.

Propozimi u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Srpska. Ndalime parashikohen edhe në rast të cenimit të “integritetit të Republikës Srpska”.

E reja në propozim është se organizata jofitimprurëse është e detyruar që “të paraqesë një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë brenda 15 ditëve nga marrja e burimeve financiare, apo e llojeve të tjera të ndihmës nga një subjekt i huaj”. Ligji parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

Share This Article