ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 6 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 7 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 7 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 7 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dega e PD në Bruksel me deklaratë: Të mblidhet urgjent Kuvendi, ky lidership po shkatërron partinë!

albnews by albnews
23 October, 2021
in Albania, Bota
0
Dega e PD në Bruksel me deklaratë: Të mblidhet urgjent Kuvendi, ky lidership po shkatërron partinë!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dega e Partisë Demokratike në Bruksel, Belgjikë, ka lëshuar këtë të shtunë një deklaratë për zhvillimet e fundit brenda kësaj partie.

Anëtarët e kësaj dege kërkojnë urgjentisht mbledhjen e Kuvendit Kombëtar pasi partia po shkon në rënie të lirë dhe po merr tendenca diktatoriale pas vendimeve të fundit përjashtuese dhe duke shkelur statutin të lidershipit të PDSH.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

“Kësaj situatë krejt të kundërt me atë çfarë kemi synuar ne, i shtohet mosrespektimi i statutit të Partisë Demokratike nga vendimet personale të marra pa u konsultuar me forume vendimmarrëse. Ky lloj i vendimmarrjes bie ndesh me vlerat tona demokratike dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron vlerat rreth të cilave u krijua partia demokratike,” shkruhet mes të tjerave në këtë deklaratë.

Deklaratë e degës së Partisë Demokratike në Belgjikë, Bruksel 22/10/2021

Ne, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Shqipërisë me banim dhe qëndrim në Mbretërinë Belge, ndjekim me vëmendje dhe shqetësim të gjitha zhvillimet që ndodhin në vendin tonë, në Shqipëri, e sidomos zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Edhe pse nuk gjëndemi fizikisht në atdhe, e ndjejmë veten pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të vendit tonë. Anëtarët e Partisë Demokratike në Belgjikë janë bijtë dhe bijat e demokratëve që rrjedhin nga shresat më të persekutuara, të denuara, të internuara, të margjinalizuara nga politika e ndjekur nga komunistët me luftën e klasave, në periudhën e diktaturës.

Po ashtu, prindërit tanë dhe në një masë të madhe, sipas moshës neve vetë, si edhe fëmijët tanë, jemi ata që i vumë shpatullat rrëzimit të rregjimit diktatorial dhe i hapëm rrugën demokratizimit të Shqipërisë, ekonomisë së tregut të lirë, sundimit të ligjit, fjalës së lirë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Me një fjalë ishim ne ata që bashkë me vëllezërit e motrat tona që banojnë në Shqipëri dhe mijëra të tjerë që janë detyruar të largohen si ne, e shndërruam Shqipërinë nga vendi më i egër komunist në një demokraci të natyrës perëndimore. Pikërisht për këtë ne nuk reshtim se mbështeturi demokracinë në Shqipëri.

Por ngjarjet e fundit siç janë vjedhja e votave, shkatërrimi i sistemit të drejtësisë dhe kapja e saj prej qeverisë së Edi Ramës, korrupsioni galopant, kapja e medias, stanjacjoni ekonomik, dhe ai në rrugën e intergrimit evropian, keqpërdorimi dhe vjedhja e fondeve publike dhe në krye të të tëra këtyre – vjedhja dhe manipulimi i votës së lirë të popullit shqiptar, na bëjnë të mendojmë se Shqipëria po rrëshqet në një autokraci të re, ku populli voton por qeveria numëron.

Kësaj situatë krejt të kundërt me atë çfarë kemi synuar ne, i shtohet mosrespektimi i statutit të Partisë Demokratike nga vendimet personale të marra pa u konsultuar me forume vendimmarrëse.

Ky lloj i vendimmarrjes bie ndesh me vlerat tona demokratike dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron vlerat rreth të cilave u krijua partia demokratike.

Ne kërkojmë që më së pari, të gjithë demokratët të mblidhen rreth Partisë Demokratike, duke mos e lënë atë në rënie të lirë. Kërkojmë që forumet e partisë të respektohen dhe çdo masë që merret të merret vetëm e vetëm bazuar në Statutin e Partisë; Kërkojmë që të gjithë demokratët pa përjashtim, të grumbullohen dhe të thonë fjalën e tyre nëpërmjet të forumeve të partisë për të ardhmen e saj.

Për një të ardhme që vjen thjesht dhe vetëm bazuar në votën e lirë, në vullnetin e lirë të antarëve të saj dhe jo bazuar në urdhëra dhe vendime arbitrare, që bien era diktaturë.

Kërkojme mbledhjen sa më parë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, si organi më i lartë dhe përfaqësues i kësaj partie, për të rikthyer mekanizmin e demokracisë së brendshme, si dhe për të vendosur për të ardhmen e PD.

Ne demokratët e Belgjikës jemi në mbështetje të Partisë Demokratike, pasi kemi luftuar dhe do të luftojmë deri në fitoren e saj dhe rrëzimin e qeverisë post komuniste, autokratike, mafioze, narko – socialiste, të Edi Ramës.

Për të arritur këtë duhet të jemi të bashkuar dhe lidershipi ynë të respektoje vullnetin e shumicës. Rroftë Shqipëria, Rroftë Demokracia, Rroftë Partia Demokratike

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result